PASIONi nis ne vegjeli.

Futbolli është një pasion i cili zhvillohet që në moshë të vogël. Akademia jonë i mundëson fëmijëve të përjetojnë pasionin e tyre cdo javë brenda një kompleksi sportiv të një cilësie të lartë dhe të mbikëqyrur nga trajnerë të licensuar në mënyrë që të garantojmë progresin e tyre dhe mirëqënien e tyre.

AKADEMIA E FUTBOLLIT

Football Republic është një akademi profesioniste dhe specialiste e cila vë në shërbim të fëmijëve eksperiencën e saj për t’i ofruar stërvitje specifike sipas grupmoshave në një ambient të një cilësie të lartë.
E organizuar në orare të ndryshme sipas grupmoshave përgjatë gjithë javës, akademia Football Republic mirëpret fëmijët tuaj përgjatë gjithë vitit. Ne i mundësojmë atyre një bagazh teknik dhe taktit të nevojshëm për zhvillimin e tyre në fushën e gjelbërt.
Zhvillimi, kënaqësia, bashkëpunimi dhe respekti janë vlerat e përcjella nga akademia jonë për të favorizuar rritjen dhe perfeksionimin e fëmijëve tuaj.

NJË AKADEMI FUTBOLLI PËR TË GJITHË

Baby Soccer

Duke filluar nga mosha 5 vjec, fëmijët mund të fillojnë të provojnë kënaqësinë e futbollit. Seanca një orëshe me një numër të rëduktar fëmijësh të kësaj moshe do ti mundësojë atyre të përmirësojnë aftësitë e tyre motorrike, përqëndrimin si edhe mësimin e rregullave të para të një sporti kolektiv.

Video Analize

Ndeshje të rëndësishme të luajtura në Football Republic, filmohen. Ato shërbejnë për prinderit dhe për lojtarët të cilët duan të krijojnë arkivën e ndeshjeve të luajtura dhe historikun e formimit të tyre profesional. Gjithashtu videot shërbejnë edhe për stafin teknik të Football Republic gjatë videoanalizave të ndeshjeve. Highlightet e ndeshjeve hidhen edhe në faqen web të Football Republic si edhe në kanalet e tjera komunikative të tij. Per kete klikoni ketu : linku ose butoni qe hap faqen e videove .

Frekuencë Stërvitore Sipas Moshës

Fëmijët janë të mbikëqyrur nga trajnerë të licencuar të cilët do të bëjnë të mundur që cdo lojtar të largohet me buzëqeshje dhe me ndjesinë që ka bërë progres. Cdo grupmoshë ka një program specifik vjetor dhe stërvitor, i ndarë me frekuencë javore sipas moshave. Frekuenca stërvitore varion nga 3 deri në 5 herë në javë. Gjithashtu programet tona stërvitore janë të aprovuara nga drejtuesi ekzekutiv I akademise tone, ish futbollisti Redi Jupi. Ato janë te adatuara per moshat nga 5-21 vjec si edhe jane programe zinxhir të rritjes së performancës së fëmijës nga mosha 5 deri tek ajo 19 vjecare.

E hapur për të gjithë

Seancat stërvitore janë të hapura për të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri në 21 vjec. Ato janë të adaptuara sipas moshës dhe sipas nivelit të gjithësecilit, në mënyrë që ti mundësojmë cdo fëmije të zhvillohet cilado qoftë eksperienca dhe niveli i tij futbollistik.

Ekipe Vajzash

Football Republic ofron gjithashtu edhe strukturën për ngritjen e futbollit të femrave. Ekipi i vajzave është i mundur të krijohet vetëm me plotësimin e numrit minimal prej 14 vajzash me të cilat Football Republlic regjistrohet pranë Federatës Shqipëtare të Futbollit për pjesëmarrje në kampionatin respektiv.

Pjesëmarrje në kampionatet amatore dhe profesioniste

Ekipet e Football Republic nga të gjitha moshat marrin pjesë në kampionatet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Fëmijët e moshës deri në 12 vjec marrin pjesë në kampionatet amatore të cilat zhvillojnë ndeshje cdo fundjave me ekipet e klubeve apo akademitë e tjera të futbollit. Ekipet e moshave 13 deri në 21 vjec marrin pjesë si në kampionatet amatore ashtu edhe në kampionatet kombëtare profesioniste të kategorsë superiore ose të kategorive të tjera. Kalendari i ndeshjeve përcaktohet nga Federata Shqiptare e Futbollit pas hedhjes së shortit dhe dërgohet pranë klubeve në cdo fillim të sezonit futbollistik dhe gjatë fazave të tij. .

Futbolli dhe avantazhet e tij

Nuk është më nevoja të tregojmë nevojën publike te sportit por të identifikojmë vendet për ta praktikuar atë apo për të krijuar një të ri. Kompleksi Football Republic i përgjigjet të gjithë kritereve për ti ardhur në shërbim kësaj nevoje publike.

Sporti është shkolla e jetës. Të bësh sport është gjithashtu të asimilosh vlera të fortasi respekti, shpirti i bashkëpunimit, tejkalimi i aftësive personale, socializimi etjNdaj dhe Football republic është këtu për ta vënë këtë cilësi në praktikë. Orare të ndryshme janë në dispozicionin tuaj për aktivitete e shkollave, klubet e futbolli, futbollin amator apo akademinë e futbolli.

Kompleksi ynë, ofron shërbime të cilat janë një kryqëzim i miksimit social nëpërmjet takimeve sportive si edhe defryese pasi cdokush ka të njëjtin status në fushën e lojës.

Duhet inkurajuar ky diversitet dhe duhen propozuar evente të aksesueshme nga të gjithë.

« Kam filluar futbollin duke luajtur në rrugë, pa asnjë gjë tjetër përvecse topit. Vetëm të qenit mirë, sensacionet e mira dhe dëshira për të ndarë me shokët lagjes pasionin për lojën e futbollit. Për këtë arsye është e rëndësishme për mua që projektorët të drejtohen tek qendrat sportive ku mësohet loja, teknika dhe ku ka kënaqësi dhe të interesohemi për avantazhet që ky sport sjell në jetën tonë të përditshme».Zinédine Zidane, futbollist dhe drejtues i qëndrës sportive Z5.